Vdekja e pesëvjeçares, IShSSh: Janë konstatuar lëshime gjatë trajtimit

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka konstatuar një sërë lëshimesh në Klinikën e Fëmijëve, gjatë inspektimit të trajtimit të fëmijës pesëvjeçar, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Në certifikatën e vdekjes është e shënuar diagnoza e meningo-encefalitit, por kjo nuk është e konfirmuar me analiza laboratorike. Sipas raportit të inspektoratit, me kërkesë të prindërve nuk është kryer autopsia.

Marketing

“Sa i përket kompetencave të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar mangësi sa i përket menaxhimit të dokumentacionit mjekësor, gjegjësisht diagnoza e punës për pacientin nuk është shënuar në udhëzim, dekursionet nuk janë shkruar nga të gjithë mjekët. Nuk ka plane për mjekim në historikun e pacientit, për të cilin IShSSh-ja do të japë vendim me urdhër për mbajtjen e evidencës në përputhje me ligjin.”, thuhet në raportin e IShSSh-së.

Fëmija është sjellë për herë të parë në klinikë më 3 tetor, për shkak të dhimbjes së kokës dhe temperaturës së ngritur. Pas ekzaminimit i është dhënë terapi dhe është dërguar në shtëpi. Pas tre ditësh, ajo është shtruar për mjekim në spital, është kontrolluar nga disa mjekë të ndryshëm, i janë bërë analiza laboratorike shtesë dhe ka marrë terapi. Por, me 14 tetor i është përkeqësuar gjendja dhe është transferuar në repartin intensiv dhe më 5 nëntor ka ndërruar jetë.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor deri te ministri i Shëndetësisë do të iniciojnë procedurë për mbikëqyrje eksperte për trajtimin e fëmijës. Brenda një muaji, kjo është vdekja e tretë e një fëmije në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Për vajzën 14-muajshe nga Gërçeci ende po zhvillohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme mjekësore. Ndërsa për të porsalindurin nga Strumica, Inspektorati nuk ka konstatuar lëshime në mjekim.

Marketing