Vdekja e shtetasit të RMV-së në Bullgari, reagon MPJ

Sipas informacioneve të para, të cilat Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë i ka marrë nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë, trupi i pajetë i I.N. (49), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është gjetur dje në Bullgari.

Marketing

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje vazhdon të jetë në komunikim të rregullt me ​​organet kompetente në Bullgari, nga të cilat priten më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrjedhën e procedurës për zbardhjen e plotë të rastit, për të cilën MPJ-ja do ta informojë publikun në mënyrë shtesë. Njëherit, Ambasada qëndron në dispozicion të familjes së shtetasit të ndjerë për çdo nevojë.