Edi Paloka ka patur një dalje për mediat pas zgjedhjes së tij si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Por ai tha se në këtë mbledhje më e rëndësishme ka qenë rezoluta për zgjedhjen e presidentit, ndërsa njoftoi një protestë të heshtur në të gjithë Shqipërinë, para komisariateve të policisë.
Ai pohoi se në Tiranë protesta do të mbahet para Kryeministrisë dhe lidhet me vdekjen e të riut në Komisariatin e Kavajës.
“Nesër në orën 8, përpara gjithë komisariateve dhe në Tiranë para kryeministrisë do të ketë një protestë të heshtur të anëtarëve dhe të rinjve të PD”, tha Paloka./