Vdekja misterioze e njeriut që zbuloi mashtrimin me Covid-19

Ai u bë i pari britanik që dihej se është infektuar nga koronavirusi. Connor Reed bëri shumë që të zbardhte të dhëna për sëmundjen misterioze që sapo kishte nisur të shfaqej.

Marketing

Ai jepte mësim anglisht në qytetin e Wuhan-it, epiqendrën e sëmundjes vdekjeprurëse. Për më shumë se 24 ditë vuajti nga kjo sëmundje e panjohur. Vetëm më pas nisi që të çlirohej nga simptomat e rënda.

Për 16 javët në vazhdim u detyrua të izolohej në apartamentin e tij në Wuhan. Pasi ky qytet u çlirua nga izolimi, ai u kthye në Britani.

Por të enjten u gjet i vdekur në dhomën e tij në një nga konviktet e Universitetit Bangor në Uells.

Sipas Daily Mail, vdekja e 26-vjeçarit është e mbuluar me mister.

Familja e tij kërkon me dëshpërim që të mësojë se përse ndërroi jetë djali i tyre. Thuajse një vit pasi u sëmur nga virusi i ri, ai ishte në formë dhe po e pëlqente faktin se ishte sërish në auditor.

Ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dëshpërimi, edhe pse policia raste të tilla të vdekjeve të papritura ka tendencë t’i cilësojë si vetëvrasje. Ai nuk merrte drogë dhe asnjë substancë të dëmshme. Fillimisht u tha se ishte shembur nga karrigia dhe kishte goditur kokën. Por ky version u hodh poshtë.

Shokët e gjetën të pajetë, ndërkohë që një autopsi e dytë do të kryhet për të zbuluar më tej shkaqet e kësaj vdekje. Prindërit thonë se do të duhen 12 javë përpara se të marrin një tjetër përgjigje.

Marketing