Jeta e një të riu në Divjakë u shua sot krejt papritur, pasi ai mendohet ti ketë dhënë fund jetës me armë zjarri.
30 vjeçari Redi Ndoni e nisi ditën e fundit të jetës sot, duke bërë rutinën e përditshme, por aty nga pasdreka, çdo gjë ndryshoi.
Ishte ora 16.30 e pasdites së sotme, kur Redi ndodhej në banesën e tij në fshatin Tërmish të Divjakës dhe befas u dëgjua krismën.
I riu u gjet i vrarë me një armë gjahu që gjendej në shtëpinë e tij. Dhe shkaqet e vetëflijimit duket se i mori me vete duke ikur nga kjo botë në moshë fare të re.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.