Vdes 5-vjeçari në Angli, dyshohet se u helmua nga heliumi i tullumbaces

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një 5 vjeçar ka humbur jetën pasi u helmua nga një tullumbace në formë dinosauri. Mediat vendase raportojnë se Karlton Noah Donaghey u gjet i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë nga nëna e tij, 43-vjeçare Lisa Donaghey, me kokën dhe qafën e mbuluar nga tullumbacja.

Marketing

Vogëlushi ndoshta u përpoq të futej brenda dinosaurit plastik, i cili ishte praktikisht aq i madh sa ai, mirëpo, heliumi në brendësi të tij e helmoi.

Karlton ndërroi jetë pas gjashtë ditësh agonie, më 29 qershor, pasi u shtrua në spital për gjashtë ditë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte. Do të nevojiten teste të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por helmimi me helium është hipoteza më e mundshme.

Nëna e Karltonit u bëri thirrje të gjithë prindërve për rrezikun e këtyre lojërave:

“Kujdes, nuk uroj që askush të përballet me dhimbje kaq të forta sa unë”./A2CNN

Marketing