Vdes dhe fëmiu i tetë në Gaza nga i ftohti i ashpër

Një tjetër foshnje e posalindur ka vdekur nga hipotermia, duke e ngritur kështu numrin e vdekjeve të të posalindurve në tetë, si rezultat i motit të ftohtë.

Marketing

Në një deklaratë të autoritetet në Gaza është thënë se Jusuf Ahmad Kalloub, foshnje 35-ditëshe, ka humbur jetën si rezultat i kushteve të rënda të motit, dhe gjendjes së vështirë në Gaza për të u furnizuar me veshmbathje dhe ushqim.

Popullata civile palestineze i është nënshtruar një lufte të ashpër që nga 7 tetori, 2023, ku jane vrarë mbi 48,800 njerëz, shumica nga ta gra dhe fëmijë, dhe janë lënduar më shumë se 109,000 të tjerë, raporton Anadolu agency.

Tel Aviv ka imponuar një bllokadë të ashpër në krahinën e Gazës, duke e lënë tërë popullsinë e këtij territori në prag të një krize urie.

Një valë e të ftohtit dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë përkeqësuar ekstremisht kushtet e civilëve të cilët po jetojnë në kampe me tenta të shkyera, pas shpërnguljes nga shtëpitë e tyre.

Izraeli tashmë ka një akuzë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për shkak të luftës në Gaza.

Marketing