Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, kanë vdekur 24 persona, ndër ta edhe një fëmijë.
Instituti nuk ka dhënë më shumë të dhëna por ka njoftuar se fëmija i përket moshës 0-9 vjeç, i gjinisë femërore dhe është nga komuna e Lipjanit.
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 24 persona.
Në të njëjtën kohë janë regjistruar edhe 890 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Numri i rasteve aktive tan për tani në vend është 25 mijë e 688.