Vdes fëmija në Kamenicë pasi u rrah me shkop druri nga babai

Një fëmijë ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Marketing

Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjaret është sjell pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004 nga fshatin Karaqevë e Poshtme.

Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. Shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me 1958, si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë.

“Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018 në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Marketing