Vdes ish-deputeti i Kuvendit të RMV-së

Nga Spitali i Përgjithshëm në Koçan kanë konfirmuar se rreth orës 10:30, Kostov është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar sulm në zemër derisa ishte në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Marketing

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur.