Ish-ministri i Jashtëm Italian, Gianni de Michelis vdiq sot në moshën 78-vjeçare.
De Michelis ka qenë një eksponent i shquar i Partisë Socialiste Italiane të Bettino Craxi-t, ku për një kohë të gjatë ishte nënkryetar i partisë dhe kryetar i grupit parlamentar socialist në parlamentin italian.
Nga viti 1989 deri në vitin 1992, De Michelis ka qenë ministër i Jashtëm i Italisë, ku ka firmosur mes të tjerash edhe Traktatet e Maastrichtit.
Ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Punë.