Vdes ish Miss-i shqiptar në moshën 18-vjeçare

18-vjeçarja Lorena Bërdufi është ndarë nga jeta në një moshë të re.

Marketing

Lajmin e hidhur për shuarjen e saj nga jeta, e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.

Lorena vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e saj. Ajo vinte nga Kavaja dhe studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa ishte maturante në vitin e fundit.

Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

Marketing