Ish-Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la.
Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri