Ish-presidenti i Romës, Giuseppe Ciarrapico, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare, njoftojnë mediat italiane.
Roma është ka rënë në zi për shkak të vdekjes së ish-presidentit të saj, Giuseppe Ciarrapico, i cili e udhëhoqi klubin për dy vite nga 1991 deri më 1993.
Ish-politikani, biznesmeni dhe senatori vdiq sot në mëngjes në moshën 85-vjeçare.
Ai u detyrua t’ia shiste klubin FRanco Sensit më 1993, pasi ishte kapur në një skandal politik.
Gjatë epokës së Ciarrapicos, Roma e fitoi Kupën e Italisë më 1991 dhe tashmë ikona e klubit, Francesco Totti debutoi si adoleshent.