Vdes kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj, ka vdekur në orët e pasdites së sotme në Spitalin e Gjakovës.

Miqtë e tij e kanë përkujtuar kryeprokurorin në rrjete sociale, por nuk tregohet se arsyen e vdekjes.

Marketing

Selimaj ishte shtrirë në Spitalin e Gjakovës ditën e djeshme. Ai kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se Selimaj kishte probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Po ashtu gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Esat Ademi, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Veshtir Qenka te shkruaj per ty Miku im Ali selimaj na ike shpejt pushofsh ne paq

Publiée par Zenun Shabani sur Dimanche 16 août 2020