Vdes legjenda austriake e Formula 1

Tri herë kampioni i botës i Formula 1 Niki Lauda ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare.

Marketing

Legjendari austriak, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984.

Për shumë njerëz, ai mbahet mend për shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin në gara pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.

https://twitter.com/McLarenF1/status/1130647543057211393/photo/1

McLaren

@McLarenF1

All at McLaren are deeply saddened to learn that our friend, colleague and 1984 Formula 1 World Champion, Niki Lauda, has passed away. Niki will forever be in our hearts and enshrined in our history.

6,294 people are talking about this

Lauda, i cili iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht, “vdiq në mënyrë paqësore” të hënën, tha familja e tij.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne”, tha deklarata e familjes së tij.

Marketing