Vdes mjeku kosovar Nijazi Ahmeti pas infektimit me COVID-19

Mjeku Nijazi Ahmeti ka vdekur pas infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në Facebook.

“Sot morem lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te dajes tone Nijazi Ahmeti. Ngushllime familjareve, shokve dhe gjithe kolegeve, do te kujtojme gjithmone me krenari per veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij.

Marketing