Ka vdekur sot Musafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës.
Lajmin e kanë bërë të ditur familja Dragaj dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra.
Kjo e fundit vlerësoi lartë figurën e Dragajt, duke thënë se “me shuarjen e Bacës Mustafë uroj të mos shuhet edhe rrëfimi për të dhe historinë e tij”.
Mustafë Dragaj dëshmoi kundër Sllobodan Millosheviqit për njërën ndër masakrat më të rënda të Kosovës, atë të Izbicës. Dëshmia e tij, sipas Deliu-Kodrës, bashkë me ankthin e trishtimin që e kishte përjetuar me rastin e krimit mizor në Izbicë, ishte thirrje për drejtësi./