Vdes në moshën 101-vjeçare nëna e Pele, nuk e mori vesh kurrë se djali i saj ndërroi jetë

Nëna e Pele, Celeste Arantes

Marketing

Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pele, vdiq të premten në moshën 101-vjeçare.

Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj të famshëm në vitin 2022.

Ajo u shtrua në spital për tetë ditët e fundit, tha Konfederata Braziliane e Futbollit në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua, shtoi CBF.

Fondacioni Pele tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e lojtarit të vetëm tri herë fitues të Kupës së Botës ishte një rol model për të gjithë.