Vdes në moshën 34 vjeçare ish-futbollisti i Shkëndijës

Një lajm shokues mëngjesin e sotëm ka habitur të gjithë botën e futbollit në rajon, pasi në moshën 34 vjeçare është ndarë nga jeta ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Celikovic.

Marketing

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit të futbollit Shkëndija, njoftim në të cilin njoftim po ashtu është bërë e ditur se jetë ka ndërruar edhe ish-lojtarit Haqim Memedi i cili ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme. Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub. Qofshin të qetë në paqen e përjetshme”, thuhet në njoftimin e skuadrës.