Reperi Coolio ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 59 vjeçare.
Muzikanti I cili njihet me këngët e tij “gangsta” ishte duke vizituar një mik pasdite kur u gjet i vdekur raporton TMZ, transmeton Indeksonline.
Coolio u gjet i vdekur në dyshemenë e banjos dhe dyshohet se arsyeja ka qenë arresti kardiak.
Ndryshe, reperi u nominua për pesë Grammy të tjera gjatë një karriere që filloi në fund të viteve 1980.
Coolio u pa së fundmi duke performuar në skenë gjatë Riot Fest 2022 në Douglass Park më 18 shtator, në Chicago, Illinois.
Vdekja e tij vjen vetëm katër ditë pasi ai hyri në Instagram për të ndarë performancën e tij të fundit në Teksas.