Një nxënëse i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri.
Shkolla “Liria” në Strofc të Vushtrrisë e ka konfirmuar vdekjen e fëmijës, shkruan lajmi.net.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F.”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Lidhur me këtë çështje për mediat janë deklaruar edhe nga policia e Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Ata kanë thënë se ekipet mjekoligjore dhe njësitet policore kanë dalë në vendngjarje.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.