Një grua shtatëdhjetë e njëvjeçare humbi jetën në zjarrin i cili shpërtheu dje në shtëpinë e saj në fshatin Dobroshane të Kumanovës.
Siç është theksuar në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 20:40 është paraqitur se në fshatin Dobroshane, ne vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, në shtëpinë pronësi e M.L. (71) ka shpërthyer zjarr, me çka shtëpia plotësisht është djegur. Nga lëndimet e marra gjatë zjarrit, M.P. ka vdekur.
Zjarri është fikur nga ekipet e Njësive territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë. Ekspertiza do të kryhet
gjatë ditës së sotme.