Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj. Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë më parë, ndërsa motra 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në Tiranë. Nëna e fëmijëve pret lindjen e një fëmije tjetër dhe ndodhet në banesën e saj. A2 CNN raporton se një ditë më parë djali tre vjeçar është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë një serum është larguar në banesën e tij bashkë me prindërit.
Të nesërmen është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.
Ndërkohë edhe motra e tij 6 vjeçe është prekur nga ky infeksion dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës. Aktualisht është e paqartë se cila është arsyeja që shkaktoi vdekjen e trevjeçarit dhe infektimin e motrës së tij. Në Tiranë janë duke u bërë analizat toksikologjike për të dy rastet dhe priten edhe përgjigjet zyrtare për të përcaktuar shkakun, ndërsa burime pranë spitalit të Shkodrës përjashtojnë infektimin me meningit të dy të miturve.
Fëmija 3- vjeçar është paraqitur ne spitalin rajonal te Shkodrës ditën e shtune rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shume te uleta ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë. A2 CNN mëson se pas rreth 20-30 minutash ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëhere në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37-javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës. Familja është nga bashkia Vau Dejes .
Në reagimin e Spitalit Rajonal Shkodër, thuhet se për rastin janë ndjekur të gjitha protokollet. Familjarëve u është kërkuar që fëmija të lihet në observacion. Ndërkohë, prindërit kanë firmosur për ta nxjerrë në shtëpi. Të nesërmen, prindërit e kanë sjelle sërish fëmijën në gjendje shumë të rëndë dhe është dërguar menjëherë në reanimacion, ku ka ndërruar jetë.