Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd

Në Klinikën e Fëmijëve në Tirshova të Beogradit, një vajzë që ishte plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar”, ka vdekur.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë për televizionin publik serb.

Tetë nxënës dhe një rojë vriten nga të shtënat në një shkollë në Beograd
Vajza kishte pësuar lëndime serioze gjatë të shtënave masive që ndodhën më 3 maj në shkollën në Beograd.

Tetë nxënës dhe roja e sigurimit u vranë gjatë sulmit me armë zjarri, që u krye nga një djalë 13 vjeç.Me vdekjen e nxënëses që ishte e hospitalizuar, numri i viktimave nga ky rast arrin në dhjetë.