Vdes presidenti i Çadit pas përleshjeve me rebelët

Presidenti i Çadit, Idriss Déby ka vdekur papritmas në përleshjet me rebelët në veri të vendit në fundjavë.

Ky lajm është bërë i ditur nga ushtria për televizionin shtetëror.

Qeveria dhe parlamenti janë shpërndarë. BBC raporton se është themeluar një këshill ushtarak që do të qeverisë vendin për 18 muajt e ardhshëm.

Marketing

Idriss Deby ishte në pushtet për 30 vjet.