Vdiq vajza 5-vjeçare në Klinikën e Fëmijëve – rasti i tretë për një muaj!

Një vajzë 5-vjeçare, ka vdekur në Klinikën e fëmijëve. Shkak i vdekjes ka qenë – ndezje në tru, përcjell TV21.

Marketing

Nga institucioni për Televizionin “Sitel” thonë se vajza nga Shkupi është hospitalizuar tek ata para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke.

Së pari është mjekuar në Repartin e neurologjisë, por gjendja është përkeqësuar dhe javën e kaluar është transferuar në kujdesin intensiv.

Nga Klinika thonë se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti, kurse pardje kanë konstatuar vdekjen.

Nuk kemi detaje se nëse dhe ku është mjekuar fëmija para se të sillet në Klinikë. Do të ketë inspektim të jashtëzakonshëm, kurse më pas do ta njoftojnë publikun – kanë bërë të ditur nga Klinika.

Ky është rasti i tretë i vdekjes në Klinikën e Fëmijëve për vetëm një muaj.

Marketing