Mesfushori Christian Eriksen ka zbuluar se vdiq për pesë minuta duke ndjekur arrestin kardiak të tmerrshëm në “Euro 2020”.
Eriksen pësoi arrest kardiak në përballjen e Danimarkës ndaj Finlandës në qershorin e kaluar.
Por, ish ylli i Tottenhamit ia doli të rikthehet në jetë falë punës së jashtëzakonshme të doktorëve dhe bashkëkombësit Simon Kajer.
Për këtë incident të ndodhur, Eriksen për “DR1” ka zbuluar se zemra i ndaloi së punuari për pesë minuta.
“Ishte e mrekullueshëm që njerëzit shkruajtën dhe me dërguan lule. Kishte ndikim të shumë njerëz dhe ata u ndjenë se duhet të tregojnë këtë te familja dhe unë. Kjo më bëri shumë të lumtur”.
“Në spital, ata thoshin që vazhdoja të pranoja edhe më shumë lule. Ishte e çuditshme sepse nuk prisja që njerëzit të më dërgojnë lule, sepse unë vdiqa për pesë minuta”.
Ndërkohë, Eriksen vazhdon të jetë i lidhur me rikthimin në Premierligë pas largimit nga Inter, shkaku që nuk i lejohet të luajë në Seria A.