Kandidati potencial për kryetar të Komisionit evropian, gjermani nga Partia popullore evropiane, Manfred Veber, në intervistë për mediume polake e konfirmoi qëndrimin e vet se Turqia për të nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Veber megjithatë saktësoi se qëndrimin e tij nuk e bazon në pikëpamje fetare rreth kësaj çështje.
“Nuk është çështje e religjionit sepse në Ballkanin Perëndimor ka rajone me shumicë myslimane, ndërsa ata duhet të kenë perspektivë për hyrje në BE. Megjithatë, në kontekst të Turqisë, duhet të kemi guxim të pyesim ku përfundon Evropa, ku janë kufijt e saj”, thotë Veber.
Veber shton se njerëzit e zakonshëm në rrugët e Brukselit konsiderojnë se Sofja, Budapesti apo Beogradi i takojnë Evropës edhe pse janë të largët, por se njerëzit e njejtë do të përgjigjeshin “jo” në pyetjen nëse Turqia “e cila kufizohet me Irakun” i takon Evropës.
“Duhet ta marrim parasysh atë sens të asaj me çka dhe me kë jemi të konektuar. Edhe me Turqinë duhet të kemi marrëdhënie të afërta, por jashtë BE-së”, thotë Veber.
Manfred Veber kohë më parë kumtoi se planifikon të kandidojë si “Shpicenkandidat”, përkatësisht kreu i listës szgjedhore, për Partinë popullore evropiane.Veber vjen nga partia demokraistiane e koalicionti gjerman CSU dhe e ka mbështetjen e kancelares Angela Merkel/
EPP do ta zgjedhë kandidatin e vet për zgjedhje evropiane në kongresin në Helsinki më 7 dhe 8 nëntor.