Vedat Muriqi ka gjetur lumturinë në Spanjë te Mallorca, pasi po rikthehet i rëndësishëm duke luajtur e duke shënuar.
Sulmuesi i Kosovës në Serie A në një sezon e gjysmë shënoi veç një gol me Lazion, kurse te Mallorca numëron dy gola në tre ndeshje.
Të parin ndaj Cadiz e realizoi me penallti, kurse sot kundër Real Betis shënoi siç bën zakonisht, me një goditje me kokë.
Më këto paraqitje Mallorca do të vihet në pozitë për ta blerë në verë sulmuesin nga Lazio, pasi e ka huazuar me të drejtë blerje.
https://gorilla.cdnja.co/v/je/jemOe.mp4?token=U-WbqcWhguVF_wMSE-VSBw&expires=1645386416