Vedat Muriqi nesër rikthehet te Lazio, do t’u nënshtrohet kontrollove mjekësore

Vedat Muriqi do të rikthehet sërish te Lazio, pasi dështoi të kompletoi transferimin te Club Brugge ditë më parë.

Marketing

Reprezentuesi i Kosovës nuk kaloi testet mjekësore te klubi belg dhe kjo besohet të jetë arsyeja e dështimit të transferimit.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar këtë të diel se Muriqi pritet që nesër në mëngjes, në ora 08:00, të jetë në Paideia për të kryer kontrollet e zakonshme mjekësore me Lazion.

Kësisoj, 28-vjeçari do të rikthehet në dispozicion të skuadrës nga kryeqyteti italian – së paku për sa qëndrojnë kështu gjërat.

Muriqi me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.