Muriqi ka rezultuar pozitiv në testet për Covid-19.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘Tuttomercatoweb’.
Kështu, sipas këtyre raportimeve, aventura e Muriqit te Lazio do të vonojë për të gjetur startin.
Lojtari kosovar ka qenë duke u përballur me një lëndim së fundmi, dhe infektimi me Covid-19 vetëm sa vështirëson punët për të.
Mbetet të shihet nëse Vedati do të rikuperohet në kohë për Maqedoninë Veriore.