



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takimin e sotëm me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mes tjerash ka theksuar faktin se në Maqedoninë e Veriut drejtuesit e sotëm të komunave shqiptare dëshmojnë mbi triumfin dhe frytin e një lufte të drejtë të zhvilluar për të drejtat qytetare të barazisë dhe përfaqësimit adekuat në prizmën e realitetit të pakontestueshëm.
“Këta drejtues të komunave nuk do të ishin nëse nuk do të ishte bërë një luftë e drejtë dhe pastaj nëse nuk do të ishte bërë një paqe për të arsyetuar të drejtën. Është shumë e rëndësishme, ashtu siç keni theksuar gjithmonë, siç na keni frymëzuar neve më të rinjve gjithmonë, “Bashkimi bënë fuqinë”, kur jemi bashkë ne jemi të pamposhtur, kur jemi bashkë ne mund të drejtojmë një qytet, kur jemi bashkë ne mund të drejtojmë mirë dikastere dhe poste të rëndësishme në Qeveri” – ka thënë Veliaj.