Veliaj: Të gjitha sondazhet nxjerrin PS parti fituese

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë Erion Veliaj ka shprehur besimin për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e sotme parlamentare, duke thënë se sondazhet e shfaqin e atë si parti e parë deri në 72 mandate.

Marketing

Ai në një konferencë për media ka thënë se tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave dhe ka kërkuar nga të gjithë të presin të qetë përfundimin e procesit të numërimit të votave.

“Ka qenë një ditë e bukur dhe mezi pres që ta çojmë deri në fund. Lajmi i parë i mirë që morët se të gjitha sondazhet, na kanë nxjerr fitues…Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona në Tiranë janë më shumë se 72 mandate… Por si projeksionet e exit-polleve, do të duhet pritur me shumë durim procesin e numërimit”, tha Veliaj.

Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e ri të Kuvendit, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 45.48 për qind nga 3.588.869 qytetarë shqiptarë me të drejtën e votës, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në garën zgjedhore janë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra ose 39.76 %.

KQZ ka njoftuar se 5199 Qendrat e Votimit monitorohen me kamera, gjë që është një garanci e shtuar në parandalimin e pa ligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë etj. Në fletën e votimit janë regjistruar 12 parti politike si dhe në disa qarqe ka kandidatë të pavarur.

Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të votojnë si për partinë politike, ashtu edhe për kandidatët e partive.

KQZ ka bërë të ditur se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve për subjektet politike dhe koalicionet.