Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski sonte është duke ia parë sherrin arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në Hungari fitoi azil politik.
Ky rast u përdor si një nga argumentet kryesore nga deputeti i shumicës, Pavle Bogoevski, gjatë debatit të sontëm parlamentar ku në rend dite është kërkesa e gjykatës Shkupi 1 për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski.
Ish kreu i Kuvendit dyshohet si një nga pesë organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend.
“Ne veprojmë në bazë të kërkesës së gjykatës, këtë e kemi obligim. Deri më tani Kuvendi asbjëherë nuk ka vendosur për të mos ia marrë imunitetin ndonjë deputeti dhe me këtë ta pengojë punën e gjykatës. Thatë që Veljanovski rregulkisht është paraqitur në gjykatë, çdo respekt për këtë veprim. Edhe Nikolla Gruevski paraqitej në gjykatë çdo herë derisa vendosi të mos paraqitet më”, tha Bogoevski.