Vëllai i Sara Hoxhës konfirmon ndarjen e saj me Ledri Vulën?

Pyetja që po mundon këto ditë median rozë është: A është ndarë Sara Hoxha me Ledri Vulën?

Marketing

Gjithçka nisi pasi këngëtari i fundit u bë “fantazmë” në filmin ku Sara mori pjesë.

Ledri nuk publikoi asnjë postim mbështetjeje, nuk i shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë dhe Sara s’pranoi të tregonte se ç’i kishte thënë ai për puthjen në film.Por më pas qarkulloi një version se çifti po i ngre vetë këto aludime për vëmendje.

Së fundmi, një veprim i vëllait të Sara Hoxhës ka ndezur sërish diskutim.

Kevin i ka dhënë “like” një postimi në Instagram ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.

 

Marketing