Vëllai vret vëllanë në Suharekë, detaje nga rasti

64 vjeçari I.G dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij, i cili dyshohet se plagosi edhe një familjare 43 vjeçare, N.G.

Marketing

Prokurori Mejdi Sefa ka konfirmuar lajmin për Klan Kosova dhe ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari për vrasje është personi me inicialet B.G i moshës 60 vjeçare i cili tani ndodhet ne stacionin policor.