Vendet e Bashkimit Europian ashpërsojnë ligjet e migracionit

Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore.

Marketing

DW në një artikull të përmbledhur tregon se si treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar dëbimet.

Nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMF, bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 350.000 nga më shumë se 1 milionë azilkërkues në BE e shtrojnë kërkesën për azil në Gjermani. Krahas azilkërkuesve nga Siria, Afrganistani dhe Turqia në Gjermani janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë nga Ukraina. Qeveria e koalicionit të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve ka reaguar me ashpërsimin e disa ligjeve. Kështu “ligji i shanseve për qëndrim” do të lehtësojë futjen në punë të migrantëve dhe integrimin në shoqëri, nëse ata jetojnë të paktën 5 vjet në vend. Kurse “ligji për përmirësimin e dëbimit” do të lehtësojë kthimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet origjinë, që me ligjin e ri mund të qëndrojnë më gjatë në paraburgimin e dëbimit, po ashtu apartamentet e tyre mund të kontrollohen më lehtë dhe dëbimet mund të bëhen pa afate të gjata paralajmërimi. Një tjetër ligj modernizon të drejtën e nënshtetësisë. Gjermania lejoi në vitin 2023 nënshtetësinë e dyfishtë. Koha e pritjes reduktohet nga tetë në pesë vjet. Por në rast antisemitizmi dhe racizmi të aplikuesit mund të refuzohet e drejta e nënshtetësisë.

Marketing