Vendet e “G7” të vendosur për të rritur sanksionet kundër Rusisë

Ministrat e Financave të G7 të cilët u takuan në Itali, thanë sot se ata ishin “të vendosur të rrisin sanksionet” kundër sektorit financiar dhe ekonomik të Rusisë për të “ulur” të ardhurat e saj.

Marketing

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar një sërë sanksionesh në përpjekje për të mbytur ekonominë ruse, por pa sukses.

Bashkimi Evropian ka vendosur 13 paketa sanksionesh kundër Rusisë dhe tani po konsideron të synojë gazin natyror të lëngshëm rus (LNG) në një paketë të re sanksionesh, duke ndaluar tranzitin e tij përmes BE-së.

Sipas burimeve diplomatike, kjo paketë e re sanksionesh mund të fusë gjithashtu listën e zezë të BE-së një numër më të madh entitetesh kineze të akuzuara për furnizim me teknologji ushtarake në Rusi.