Vendet e rajonit paralajmërojnë masa ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të mos hapjes së kufijve

Nëse Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Shkup ketë javë nuk rekomandon hapjen e kufijve, vendet fqinjë dhe të rajonit pritet të ndërmarrin masa ekonomike ndaj Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Është e padrejtë ligjore dhe njerzore që qytetarët të kthehen mbrapsht nga pikat kufitare apo mos të lejohen të dalin. Partitë politike duhet ta kenë parasysh se në veçanti kthimi i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë rrit edhe presionin ndaj tyre. Për këtë llogaria është e tyre.

Virusi është dhe do mbetet prezent. Probabiliteti në çdo vend të rajonit dhe botës ështe +10% dhe numri i të infektuarve varet nga numri i testeve. Bilanci nuk është bazë për masa shtrënguese, por për t’i vendosur vatrat nën kontroll.

Energjia e institucioneve mes tjerash duhet të koncentrohet në ngritjen e vetëdijes shoqërore për vendosjen e maskave. Në disa rajone ku virusi ka krijuar vatra, ka shumë pak gjoba dhe kallëzime për mosrespektim të masave apo edhe nuk ka fare./Alsat-M