Vendi me 6 milionë banorë thotë se nuk ka raste me Covid, OBSH nis hetimet

Një grup i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arriti në Turkmenistan, vendin e vetëm në Azinë Qendrore që thotë se nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.

Marketing

Catherine Smallwood, udhëheqëse e misionit, u shpreh se grupi i saj do të punojë me autoritetet turkmene në aspektet e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj pandemisë.

Ata do të qëndrojnë në Turkmenistan për 10 ditë dhe ku do të hetojnë pretendimet e Ashgabatit se nuk ka raste me koronavirus.

Edhe pse autoritetet në Turkmenistan, vend me gjashtë milionë banorë, këmbëngulin se nuk kanë raste me Covid-19, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19.