Vendime për sallë të re sportive dhe rritjen e numrit të fëmijëve nëpër kopshte në komunën e Tetovës

Këshilli i Komunës së Tetovës e mbajti seancën e 23-të në të cilën solli vendim të respektohen procedurat urbanistike me qëllim që të ndërtohet sallë sportive në suaza të oborrit të shkollës fillore “Andrea Savevski-Qiqish”, Është paraparë të ketë sallë me sipërfaqe të përgjithshme prej 1.500 metra katror.

Marketing

“Me këtë vendim do të fillohen procedurat dhe programi përkatës për shndërrimin e tokës në parcelë kadastrale me numër 13450, sqaroi udhëheqësi i sektorit të çështjeve publike Ahmed Qazimi.

Këshilli solli vendim të pranohet edhe propozimi i Sektorit nëpër kopshte të rritet numri i fëmijëve në grupe në pajtueshmëri me rritjen e kapaciteteve. Me përfshirjen e re numri duhet të arrijë 1377 fëmijë nëpër kopshte.

Këshilltarët i miratuan gjashtë raportet mujore për punën e njësive punuese “Ujësjellësit dhe kanalizimet”, “Higjienës komunale” dhe “Tregut të gjelbër” pranë Ndërmarrjes Publike Publike “Tetovë”. Me këtë rast u kërkua sqarim nga drejtori për gjendjen në treg ku vërehet shitje e palejuar në trotuare.

Këshilltarët sollën vendime për pranimin e donacioneve për Verën e kulturës tetovare, donacion për zjarrfikësit si ndryshimin i një anëtari në këshillin drejtues të institucionit publik për kopshtet e fëmijëve. U votuan edhe dhjetëra vendime për ndryshimin e dokumenteve planore urbanistike.