Vendimet nga mbledhja e fundit të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të rregullt që e mbajti mbrëmë, miratoi Programin për realizimin e mbrojtjes sociale për vitin 2019, si dhe dispozitën e Programit me fillim të zbatimit nga 1 janar të vitit 2019.

Marketing

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi edhe Programin për refundimin e mjeteve të paguara si të dhëna doganore, tatim i vlerës së shtuar dhe akcizës, për furnizimin e automobilave për persona me invaliditet të rëndë dhe shumë të rëndë, persona me aftësi të kufizuara me zhvillim të vonuar mental, të rëndë, të matur dhe të thellë, persona plotësisht të verbër me shoqërues dhe për persona krejtësisht të shurdhër, për vitin 2019.

Në pakon sociale programe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria mbrëmë miratoi Programin për zhvillim të veprimtarisë për mbrojtje të fëmijëve për vitin2019; Programin për subvencionimin e energjisë elektrike për vitin 2019, si dhe Programin për asistencë personale të personave me aftësi të kufizuara për vitin 2019.

Këto programe u aprovuan në këtë mbledhje, sepse iu paraprinte miratimi i domosdoshëm i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, që të munden të realizohen menjëherë pas ditës së parë të fillim-vitit.

Në këtë mbledhje Qeveria e RM-së solli vendim të tërheq nga Kuvendi i RM-së, Propozim- ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave ku nëpërmjet procedurës së përsëritur qeveritare ky propozim – ligj, nga pakoja reformuese e legjislativës, të merr flamurin evropian me qëllim të përshpejtohet procedura për miratimin e tij në shtëpinë ligjëdhënëse dhe të zgjedh Komision të Ri Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, sipas kritereve të reja të vërtetuara me zgjidhjen e re ligjore.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së RM-së u miratua edhe Vendimi për kohëzgjatjen e shpalljes publike të thirrjeve për paraqitjen të qytetarëve për marrjen e subvencioneve të kredive banesore në vitin 2019, me çka qytetarëve do t’iu mundësohen kushte më të volitshme për të pasur shtëpinë e tyre.

Në mbledhjen e saj të 113-të Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Programin për integrimin e personave të cilëve iu është njohur e drejta e azilit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

Qeveria e RM-së, përkatësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me rialokim të mjeteve nëpërmjet Programit për institucione privato-publike jopërfituese solli vendimin të rialokojë 8 milionë denarë. Fakulteti Kishtar Ortodoks “Shën Kliment Orhdiski”, fiton 3 milion denarë, Universiteti i Evropës Juglindore fiton 3,1 milionë denarë, kurse Fakulteti i Shkencave Islame fiton 1,9 milionë denarë.