Vendimi i Biden për raketat kundër Rusisë shqetëson Shtëpinë e Bardhë, lufta mund të përshkallëzohet

Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, që mund të arrijnë thellë brenda Rusisë, ka ngjallur shqetësime serioze në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas New York Times, disa përfaqësues të qeverisë amerikane kanë thënë se kanë frikë se përdorimi i raketave të këtij kapaciteti, mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin në hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Administrata e presidentit Joe Biden i ka hequr Ukrainës kufizimet në përdorimin e armëve amerikane, duke e lejuar të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda territorit rus raporton Reuters, duke cituar burime të afërta me vendimin.

Marketing

“Rusia ka nisur një nga sulmet më të mëdha ajrore në Ukrainë gjatë natës”, tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i cili theksoi se në shënjestër kanë qenë qytetet paqësore, civilët dhe infrastruktura.

Për shkak të bombardimeve masive ruse gjatë natës, që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike goditën kryeqytetin Kiev dhe rajonin e tij, si dhe rajonet Donetsk, Donbass e Dnipropetrovsk. Lajmin e bën të ditur Ukrinform.

“Kjo është një masë parandaluese,” shkroi kreu i administratës rajonale të Kievit, Serhii Popko.

Ukraina njoftoi kufizime energjetike mbarëkombëtare duke filluar nga nesër pas sulmit të madh rus. Arsyeja e kthimit të përkohshëm të kufizimeve, shpjegon Ukrenergo, raportuar nga Ukraiska Pravda, është dëmtimi i impianteve energjetike gjatë sulmit masiv të sotëm me raketa dhe dron.

Termocentralet operative bërthamore të Ukrainës reduktuan prodhimin e energjisë elektrike këtë mëngjes si një masë paraprake pas bastisjeve masive ruse në të gjithë vendin, “duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sigurinë bërthamore”, tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IAEA) Rafael Mariano Grossi.

Po ashtu, Polonia tha se për shkak të sulmeve masive ruse në qytetet ukrainase, mobilizoi avionët e saj luftarakë./TAR

Marketing