Pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij.
Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garë, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës.
Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren.
Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore.