Vendimi më i ashpër në histori, Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike dhe Botërori

Agjencia Botërore e Kontrollit Antodoping (WADA) ka marrë vendimin më të ashpër në historinë e saj, duke përjashtuar Rusinë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Verore në Tokio më 2020-ën dhe Lojërave Olimpike Dimërore, në Pekin më 2022-shin, Kampionatin Botëror të Futbollit më 2022-shin dhe çdo aktivitet sportiv ndërkombëtar.

Marketing

Vendimi ka ardhur pasi Komiteti Olimpik Rus ka falsifikuar në mënyrë të përsëritur rezultatet e testeve antidoping të atletëve të saj, ndërsa për sportistët rusë që nuk kanë pasur probleme me doipingun, mund të hapet një dritare konkurrimi si atletë asnjanës.

Ky vendim është më i ashpri i dhënë në historinë e olimpizmit në botë dhe vetë WADA u detyrua të ndërhyjë me dorë të fortë, pasi veprimi i Rusisë për falsifikimin e analizave, ishte i përsëritur.

Vlen të theksohet se përjashtimi i Rusisë nuk do të vlejë për Kampionatin Europian 2020, që starton verën e ardhshme, pasi ka siguruar me meritë kualifikimin dhe një nga stadiumet pritëse të eventit është ai i Shën Petersburgut.

Tani Rusia ka 21 ditë afat për t’u njohur me vendimin e detajuar dhe për ta apeluar atë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, që do të thotë edhe fjalën e fundit për çështjen.