Vendimi për dorëheqjet, ja çfarë thotë Zaev

Kryeministri Zoran Zaev pret që në ditët në vijim Ministria e Punëve të Brendshme ta publikojë raportin për shkaqet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe më pas publiku të njoftohet rreth shkaqeve por edhe si krzeministër të sjellë vendim për dorëheqjet e dorëzuara të ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Marketing

“Pjesa e forenzikës dhe ekspertizës të cilën e bëri MPB është dorëzuar te Prokuroria Publike dhe nga ai aspekt pres që në ditët e ardhshme të publikohet nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa Prokuroria Publike mund të vazhdojë me hetimin dhe të konfirmojë aspekte të tjera nëse duhet, por përgjigja e pyetjes se nga çka është shkaktuar zjarri dhe të gjitha hollësitë në lidhje me shkaktimin e zjarrit, pres të publikohen që ta dinë qytetarët, por ajo është edhe baza që të sjell vendim në lidhje me dorëheqjet e dorëzuara të ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

Sa i përket raportit të ekspertëve gjermanë, Zaevi tha se parimisht ai pritet për rreth dy javë pas shkuarjes së tyre.