Vendimi nuk ishte i lehtë, por ishte i pashmangshëm. Kështu deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, e ka komentuar vendimin e tij për ta lëshuar grupin e deputetëve të Alternativës dhe të veprojë si deputet i pavarur, për shkak të, siç thotë, mosfunksionimit të duhur të subjektit politik të cilit i ka takuar.
“Kam pritur që kryesia e ngushtë e partisë të merrte vendim që do të përmirësonte unanimitetin aktual në parti, por me vendimet e fundit e thelluan atë unanimitet, gjë që e bëri të pashmangshëm vendimin tim për veprim të pavarur politik. Besoj se Qeveria ka ende kohë dhe kapacitet për ta realizuar programin me të cilin u bëmë pjesë e shumicës, dhe në pajtim me realizimin (ose mosrealizimin) do të jetë edhe veprimi im i ardhshëm politik.”,- theksoi deputeti Rexhepi.
Ndryshe, pas njoftimit të djeshëm të Rexhepit se do të veprojë si i pavarur, Alternativa i kërkoi të kthejë mandatin e deputetit, sepse të njëjtën siç thonë, e ka fituar në krah të partisë.