-Gjithsesi se do të dorëzojmë ankesë gjatë ditës së nesërme, kështu e komentoi fillimisht prokurorja Ivana Trajçeva vendimin e Gjykatës Themelore Penale për arrest shtëpiak ndaj Dragi Rashkovskit, transmeton Alsat. Trajçeva tha se ende ka rrezik që i dyshuari të ndikojë tek dëshmitarët.
“Është caktuar arrest shtëpiak. Nuk është miratuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. Do të vijon ankesë për vendimin e tillë. Prokuroria ka dhënë fakte të mjaftueshme për të treguar rrethanat për çfarë kërkohej masa e paraburgimit, e jo masa e arrestit shtëpiak. Me masën e arrestit shtëpiak do të ekzistojë edhe më tej rreziku për ndikim tek dëshmitarët.
https://alsat.mk/vendimi-per-rashkovskin-prokuroria-do-te-ankohemi-ka-rrezik-per-ndikim-tek-deshmitaret/