Vendimi përfundimtar për negociatat në maj

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit bilateral me presidentin francez Emanuel Makron dje në margjinat e Forumit paqësor në Paris, ka porositur se pajtohet me reforma të metodologjisë për negociatat paraqasëse siç kërkon Parisi.

Marketing

Kjo është një nga porositë që dje presidenti i Maqedonisë së Veriut ia përcolli Emanuel Makronit.

Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin fundit Evropian duke u thirrur në nevojën të ndryshohet metodologjia e negociatave, ajo të bëhet reverzibile dhe më pak burokratike.

“Le ta ndryshojnë si të duan, ne qëndrojmë pas parimit të reverzibilitetit. Madje në një moment i tash se edhe si anëtare e plotfuqishme kur do të ishte, të na përjashtoni nga anëtarësimi në BE, lirisht bëjeni këtë, nuk kam interes unë të jem atje anëtare dhe të mos jem demokraci”, deklaroi Pendarovski për mediumet pas takimit me Makronin.

Sipas Pendarovskit, Franca tani më ka parashtruar propozim joformal (non-pejper) deri tek vendet anëtare të BE-së për reformën e metodologjisë së negociatave aderuese për anëtarësim, reformë të cilën Makroni e kërkon para se të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenti Makron tani më ka filluar me pastrimin e metodologjisë së re, thekson Pendarovski.

“Ata kanë propozuar ‘non-pejper’ deri tek vendet anëtare para një jave dhe presin që në një ose dy muajt e ardhshëm, të përfundojë gjithçka me komente nga vendet tjera anëtare, amendamente eventuale. Në parim ai mendon se metodologjia më së voni duhet të miratohet deri në muajin mars”, deklaroi Stevo Pendarovski pas takimit me shefin e shtetit francez.

Pendarovski thotë se Makroni i ka thënë se do të mund të pritet vendim përfundimtar për hapjen e negociatave në muajin maj në Samitin në Zagreb, por nuk i ka dhënë garanci se ai vendim do të jetë pozitiv.

“Të gjitha opsionet janë të hapura me atë që Makroni në takim drejtpërdrejtë tha se shtyrja është pasi që BE-së i duhet më shumë kohë. Ai më tha ‘angazhimi im i vjetër është thellimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë, e di se mund të shkojnë paralelisht, ju tani dëshironi vetëm hapje, këtë e kam të qartë’, i ka thënë Makroni, Pendarovskit dhe në një asnjë moment nuk i ka përmendur reforma shtesë, as ligj për prokurori si kush për hapje të negociatave.

Pendarovski gjatë takimit ka insistuar në atë se Maqedonia e Veriut nuk pranon asnjë alternativë tjetër të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, me çka është pajtuar Emanuel Makron.

Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut nuk paraqet kurrfarë problemi ndryshimi i metodologjisë.

Presidenti Pendarovski kumtoi se Emanuel Makron e paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të vitit 2020.

Pendarovski realizoi takim me Makronin në margjinat e Forumit paqësor të Parisit, por edhe e ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe me kancelaren austriake Birgit Birlajn.

Duke u kthyer në Marrëveshjen e Prespës, ai ka porositur se ndryshimi i emrit nuk lidhet vetëm me BE-në, por edhe i hap dyert për në NATO.

Ai pret që Maqedonia e Veriut më së voni në tremujorin e parë të vitit 2020 të anëtarësohet në NATO.

I pyetur për mbështetjen bullgare në BE, Pendarovski ka thënë se Bullgaria mbetet edhe formalisht dhe joformalisht një nga mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut edhe krahas informacioneve që u paraqitën në media.

Marketing